Turneu i Von der Leyen në Ballkan, ndalesa në Tiranë e Prishtinë, Serbia jashtë axhendës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë këtë javë vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Europian, Von der Leyen do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, ku do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.Sipas agjendës në Kosovë, Von der Leyen do të qëndrojë gjatë së enjtes së 1 tetorit, ku ndaras do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti.Në po të njëjtën ditë, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Podgoricë, kurse më 2 tetor në Shkup.

Gjatë këtij turneu do ta evitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian, von der Leyen, pritet të përsëritë mbështetjen e Komisionit Evropian për procesin e zgjerimit dhe për progresin e vendeve të rajonit në rrugën e tyre evropiane.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME