Në kuadër të muajit mars, aktorja e njohur argjentinase, Laura Vignatti, ka ndarë në rrjete sociale, foto dhe historinë e saj të dhunës nga ish-partneri, 2 vite më parë. Në postimin e saj ajo u drejtohet grave të denoncojnë dhunën, të bëhen të forta, pasi vetëm kështu i shpëtojnë ferrit e ta kthejnë horrorin që përjetojnë në histori mbijetese.
“Kanë kaluar 2 vjet, 2 muaj dhe 14 ditë që kur u arratisa nga ferri ku ndodhesha. E privuar nga liria ime, e dhunuar fizikisht, psikologjikisht, ekonomikisht dhe në çdo formë të mundshme. E vetmja gjë që i mungonte këtij psikopati ishte të më vriste.Thyerje e hundës, çarje brinjësh, goditje në të gjithë trupin deri në pikën që isha dobësuar aq shumë sa dukeshin kockat. Më shumë se 12 kg më pak. Flokë të shkulura. E shkatërruar në çdo aspekt. Pa gjetur më kuptim në jetë. Dhe aq shumë të tjera që mund të numëroj, por do të më duheshin orë të tëra… Ishte si të isha një zombi, as më shumë e as më pak… (këto foto janë nga momenti kur u arratisa, vetëm 5% e asaj ku kisha arritur).