Befason Klajdi: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kisha ndjenja për të – këndonim bashkë

Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.

Ata u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të prishjes së rregullave. Ditën e sotme Klajdi ka vendosur që të hapet me Rozanën, edhe pse me të ka patur debate mjaft të forta me të. Këngëtari i ka zbuluar një sekret banores, duke i thënë se ka qenë i dashuruar me këngëtaren e dashur për publikun, Elvana Gjata.

“Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, kam ndjerë për të kur kemi qenë tek Ethet, pasi qëndronim gjatë gjithë kohës në prova bashkë dhe këndonim bashkë”, ka thënë Klajdi.

Kujtojmë se Klajdi, Rozana, G-Bani dhe Gjesti janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjatë spektaklit të së shtunës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here