Poezia e Arapit apo Londos: “Atdheu është dhimbje”

Atdheu është dhimbje. Edhe për Fatos Arapin edhe për Bardhyl London. Që të dy janë rrekur nga kjo qasje për t’a shprehur dashurinë ndaj atdheut.

Nuk dëshirojmë të merremi me ate se cili e ka shkruajtur i pari, apo cili do të jetë ndikuar nga tjetri, thjesht ua sjellim për lexim dy poezi atdhetare, që komunikojnë shumë njëra me tjetrën nga dy prej poetëve më të mirë shqiptarë.

Fatos Arapi: Atdheu është dhimbje
Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
e mban – dhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe s’e ka ndën kembe.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të c’mënd.

Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
endërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.

Bardhyl Londo: Atdheu është dhimbje
Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,
sa karrigia e zyrës,
sa dhoma komode.
A më dëgjon?!

Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,
për ta ndryshuar ndoshta
prapë në mbrëmje.

Atdheu s’është lojë kalamajsh.
Atdheu është dhimbje.
O Zot, Dhimbje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights