Fjalori i gjuhës shqipe do të pasurohet me 70 mijë fjalë të reja

Fjalori i gjuhës shqipe do të pasurohet me 70 mijë fjalë të reja. Aty do të ketë fjalë që nuk ishin të përfshira në fjalorin e botuar në vitin 1980.

Për hartimin e këtij fjalori janë përfshirë akademikë, gjuhëtarë të njohur nga të gjitha vendet shqipfolëse, përfshirë edhe universitetet e Shqipërisë dhe atë të Prishtinës.

Në qoftë se në fjalorin e para 43 viteve kanë qenë të përfshira 40 mijë fjalë, në fjalorin që pritet të dalë në vitin 2024, do të jenë të përfshira 110 mijë fjalë.

Ali Jashari, profesor doktor në universitetin e Korçës, pjesë e grupit të punës së fjalorit të madh të gjuhës shqipe ka thënë se “Fjalori ka 110 mijë fjalë pa llogaritur kuptimet, ka rreth 11.500 njësi frazologjike dhe shumë njësi të tjera të ligjërimit”, thotë euronews.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Moti sot

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights