Agim Ramadani nuk e kishte shkruajtur poezinë “Amaneti”, autori sajë është Bedri Gjinajt

Dëshmori Agim Ramadani kujtohet në çdo përvjetor të betejës së Koshares edhe me poezi, meqë penën nuk e lëshonte nga dora.

Madje, atij i ishte mveshur edhe një poezi që nuk e kishte shkruar fare. Bëhet fjalë për poezinë “Amaneti”.

Sipas autores Donika Dabishevci, poezia “Amaneti” i takon Bedri Gjinajt, dhe është shkruajtur në vitin e largët 1943.

Ditëlindjet e ditëvdekjet e heronjve i shënojmë duke kujtuar të bëmat e tyre të madhërishme, e kur të ketë qëlluar që ndonjëri prej tyre është marrë edhe me shkrime, atëherë edhe duke postuar ndonjë varg a poezi të tyre. Agim Ramadani ka lënë në dorëshkrim një tufë poezish që redaktuar nga Ali Podrimja u botuan në vitin 2000 nga “Rilindja” . Aty nuk gjendet poezia ‘Liria’ që i eshtë mveshur Agim Ramadanit dhe që në realitet është shkruar nga veprimtari Bedri Gjinaj. Për kthimin e vargjeve te autori i vërtetë duhet falenderuar Fatlum Sadiku”.

Sidoqoftë, Agim Ramadani kishte lënë një dorëshkrim të pasur, i cili është i botuar dhe shpesh shpërndahet nga lexues të shumtë.

Ndryshe, sot në Koshare u shënua
përvjetori i 20 i betejës së Koshares, e cila njihet si beteja ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights