Nga Zana Avdiu
Para 3 vjeteve, ne njerin nga lokalet ne prishtne, sillej nje vajze e vogel rome,qe po kerkonte para. Une, e zgjata doren ia preka faqet, e floket dhe e pyeta sa vjec eshte?
Ajo e iku koken, e me tha: pse po me preke?
Une ia ktheva: pse, a nuk don me te preke?
Ajo me thote: po jo, ama une jam magjupe. Ti sbon me me preke!
Paramendoni, nje vajze te vogel 5 a 6 vjec, ia kane ngulitur kete ne koke. Ajo eshte mesuar te jetoje me faktin, se ajo eshte vetem nje lypsare dhe e ndyte, e qe nuk ben as ta prekesh.
Ne, si shoqeri i kemi izoluar, i kemi mbyllur, i kemi larguar nga qasja ne shkollim, punesim, shendetesi e nga jeta kulturore. Ne e dime qe shteti nuk ben shume per kete komunitet, por nuk ben as shoqeria.
Per ne, eshte normale nese nje femije i vogel rom eshte lypes, eshte normale nese ata femije nuk kane shkollohen, eshte normale kur dikush i perbuze, i perze, i fyen e i injoron. Eshte normale qe ata te jetojne ne nje fukarallek te skajshem, eshte normale te mos kene ushqim e veshmbathje. Dhe, eshte bere mese normale qe te tentojme ti nenshtrojme ata.
Dita nderkombetare e romeve, ata i gjene ne nje gjendje te rende, sikur edhe cdo vit tjeter. Ata nuk kane nevoje per urimet e politikaneve, por per punen tuaj qe te ua krijoni mundesite, per te jetuar nje jete normale e te dinjitetshme, ashtu sic e meritojne.
Kjo eshte gjendja e rende te tyre, dhe asnjeri nga ne nuk mund te sillemi sikur cdo gje eshte ne rregull.
Gezuar diten e romeve, uroj qe tash e tutje, te bejme dicka me shume per ju, dhe te ju japim ate qe e meritoni, sikur edhe cdo njeri tjeter.
Gezuar 💙💛💚