Edhe sa Vlora e Fahri duhet të vdesin për laura?

Shruan: Atdhe Gjoci

Edhe sa njerëz duhet të vdesin që shteti të reagojë.

Çka duhet të ndodh më shumë se kaq për të reaguar dhe të marri masa INFRAKOS-i?

A duhet të vdesim të gjithë deri të kupton shteti që hekurudhat në Kosovë kanë nevojë për laura, për mbrojtës që njerëzit mos të lënë eshtrat mbi binarë.

A ka mbetur ndonjë pikë morali mbi kompetentët?

Si nuk dha njëri dorëheqje morale, për vdekjen e Fahri dhe Vlora Gjocajt dhe shumë njerëzve që vdesin e plagosen mbi hekurudhat tona.

Pse nuk ngrihemi sot të gjithë për të mbrojtur veten nga trenat, t’i ndalim me protesta deri në ndërtimin e laurave si masë sigurie.

Nuk gjënë vend në Evropë që nuk ka laura aty ku kalohet me automjete ose këmbë.

Si është e mundur që të thuash kem marr masa për siguri me vënien e një tabele që shkruan STOP?

Kjo është siguria?

Sot në shoqëritë normale dikush është dashur të shkarkohet nga detyra përkatëse. Detyrë kjo që është ushtruar me vite dhe po vazhdon te ushtrohet edhe sot pa nderë dhe pa profesionalizëm, pa dhembshuri për qytetaret.

Uroj të jetë rasti fundit. Por kam friken se, laurat do të vihen vetëm atëherë kur dikush nga të dashurit e pushtetarëve pëson fatkeqësi mbi binarë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here