A ngopen ndonjëherë këta?!

Në prag të çdo fushate elektorale, 4 Klanet Mafioze dhe 20 Familjet Kriminale dalin në skenë të maskuar me premtime boshe, duke bërë spektakël me pasuritë e vjedhura në kurriz të qytetarëve. Ndërkohë që SPAK-u bën sikur fle, pyetja mbetet e njëjtë: A ngopen ndonjëherë këta njerëz me pushtet të pakufishëm dhe pasuri marramendëse, apo oreksi i tyre kriminal rritet vazhdimisht?

Sa herë afrohen zgjedhjet, 4 Klanet Mafioze dhe 20 Familjet Kriminale nxjerrin nga “varri” ndershmërinë e balsamosur në pikënisjen e tyre për t’u pasuruar padrejtësisht.

E veshin atë me ngjyra ylberi, e përkëdhelin me duart e buta që s’kanë punuar kurrë dhe përhapin gjithandej parfumin e premtimeve boshe.
Sali Berisha “i Tretë” është i pari që deklaroi se nuk i duhet pushteti për para, çka don të thotë se është ngopur. Në të njëjtën vijë shfaqen edhe Ilir Meta, Edi Rama dhe ai “kapoja” tjetër që ha në heshtje më shumë se inceneratorët apo dy Tigrat. Në fakt, të gjithë këta ish-fukarenj sot janë bërë sheikë, por pyetja nuk është më nëse ata janë ngopur apo jo.

Sepse reliket e tyre më të çmuara janë familjarët.

Shkëlzen Berishës, Olsi Ramës, Monës që e ka babain e fëmijëve në burg e pret të bëhet kryetare parlamenti, apo Xhakondës që e ka bashkëshortin pijetar e kumarxhi, as ua prek puplat SPAK-u, e as u lëviz kapaku i pasurive.

Leonardo da Vinçi i Surrelit i fsheh detajet poshtë ngjyrave të fushatës elektorale: ose votoni mua si hajdutin e fortë, ose Saliun si hajdutin e lodhur.

Por sërish rrëshqitëm pa dashje nga tema, sepse këta çmendin edhe shpirtrat në Ferrin e Dantes.

Dantella dredha-dredha e pasurisë së tyre thuret më bukur kur përfshihen vëllezërit, motrat, kunetërit, baxhanakët, miqtë dhe farefisi i 20 familjeve kriminale që i ka shënuar qartë ambasadori Donald Lu, në epokën e Aleks Sorosit. Pa harruar fëmijët, të cilët secili klan mafioz i bën milionerë qysh në djep.

Nëse këto 4 Klane Mafioze nuk do të ishin të lidhura mes tyre, a do ishin vallë kaq të pasura hallat, tezet, krushkat, vjehrrit e shokët, që secili prej tyre bëhet brenda natës ekspert për investime “strategjike” në Wall Street-in tonë lokal, që bota i njeh vetëm në novelat fantastiko-shkencore?

Dhe tani, një pyetje të thjeshtë: Nëse vërtet janë ngopur këta klanë mafiozë, atëherë pse çdo vit vazhdojnë të vjedhin me më shumë oreks se më parë?

Këtë përgjigje ndoshta duhet ta kërkojmë në metafizikën e universiteteve të diplomave false, si ai që sapo u rihap këto ditë, për t’u dhënë tituj shkencorë
Metoda jo-shkencore, jashtë orbitës së analizës sonë, nuk është dhe aq false; sepse po të ishte, do kishim një doganë edhe për pyetjen që rëndon mbi të gjithë ne:

A ngopen ndonjëherë 4 Klanet Mafioze dhe 20 Familjet Kriminale?!

Korrupsioni tashmë i ka shtrirë rrënjët thellë në gjakun e familjes kryeministrore—substancë e njëjtë dhe e pandashme me atë të 3 klaneve të tjera mafioze dhe 20 Familjeve Kriminale që kontrollojnë fatin tonë prej dekadash. “budallenjve” të rinj të Parlamentit.
Shkruar nga Sokol Pepushaj

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here