ZPS-ja refuzon të përgjigjet nëse i arrestuari për spiunazh është dëshmitar në Hagë

Prokuroria Speciale ka refuzuar të deklarohet lidhur me të dyshuarin për spiunazh me BIA-n serbe, Bedri Shaban, nëse ai ka qenë apo pritej të ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë së Specializuar, Christopher Bennett, ka refuzuar të japë një përgjigje lidhur me Bedri Shabanin.

Bennetti ka bërë të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton çështjet e hetimit në këtë fazë të procesit.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton hetimet e saj”, ka thënë ai për Dukagjinin.

Bedri Shabani, i cili raportohet të ketë qenë dëshmitar i Speciales, u arrestua nga autoritetet në ditët e fundit, duke u përballur me akuzat për shpërndarjen e informacioneve konfidenciale dhe lidhjet e tij me agjenicinë serbe, BIA-n.

Avokati i Bedri Shabanit, Besnik Berisha, ka pohuar se klienti i tij, njëri nga të dyshuarit për vepra të dyshimta të spiunazhit, është dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nuk ka prova të ndonjë veprimi të paligjshëm nga ana e tij.

Megjithëse avokati nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth rastit në të cilin Shabani ka dhënë dëshmi në Hagë ose pritej të jepte dëshmi, kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here