Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME