Vrasjet e plagosjet në Kosovë, Olluri: Një aparat i tërë shtetëror i dorëzuar përballë plaçkitësve

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte gjatë orëve të mbrëmjes. Pas të shtëna me armë zjarri një grua mbeti e vrarë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas vrasjeve e plagosjeve së fundmi në Kosovë. Brenda pak ditëve, një polic u plagos në Suharekë, ndërsa sonte u vra një grua poashtu, nga grabitës të armatosur.

Olluri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një aparat i tërë shtetëror është dorëzuar përballë plaçkitësve.

“Një polic i plagosur ne Suhareke. Një grua e vrare ne Prishtine. Nga grabites te armatosur. Brenda pak diteve. Nje aparat i tere shteteror i dorezuar perballe plaçkitesve”, ka shkruar Olluri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights