Von der Leyen përgatit Evropën për luftë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen mbajti një fjalim sot në Parlamentin Evropian.

Ajo bëri thirrje për mobilizim duke nënvizuar kërcënimet për luftë nga Rusia dhe nevojën për më shumë armatime.

“Vitet e fundit, shumë iluzione evropiane janë shkatërruar. Iluzioni se paqja është e përhershme. Iluzioni se prosperiteti ekonomik mund të ketë më shumë rëndësi për Putinin sesa shkatërrimi i një Ukrainë të lirë dhe demokratike. Iluzioni se Evropa e vetme po bënte mjaftueshëm për sigurinë – qoftë ekonomike apo ushtarake, konvencionale apo kibernetike.

Ndërsa shikojmë përreth nesh, është e qartë se nuk ka më vend për iluzione. Putin përdori dividentin e paqes për t’u përgatitur për këtë luftë. Si rezultat, bota është po aq e rrezikshme sa ka qenë për breza të tërë. Lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës është tani në vitin e tretë dhe është më e rrënjosur dhe intensive se kurrë”, u shpreh ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights