Një YouTuber 22-vjeçar në Indi ka humbur jetën pasi u rrëmbye nga një ujëvarë gjatë një video xhirimi.
Sipas Daily Mail, 22-vjeçari Sagar Tudu kishte shkuar të shtunën në ujëvarën Duduma, në distriktin Koraput të Indisë, për të xhiruar një video me dron për kanalin e tij, kur ndodhi tragjedia.
Disa sekonda më vonë, uji e mori me vete dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u mbajtur pas një shkëmbi, nuk arriti të shpëtonte.
Videoja rrëqethëse – e cila është bërë virale – tregon edhe kalimtarët që përpiqeshin t’i hedhin një litar dhe t’i japin udhëzime për ta shpëtuar, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.
Deri të dielën në mbrëmje, ekipet e shpëtimit kishin arritur vetëm të rikuperonin çantën e tij, që përmbante pajisjet e tij.
Videoja e momenteve të fundit të YouTuber-it ka shkaktuar reagime të përziera: disa theksojnë shkallën e tragjedisë, ndërsa të tjerë e kritikojnë vendimin e tij të rrezikshëm për të shkuar në një vend kaq të rrezikshëm.
Mediat lokale raportojnë se rryma e fortë e ujit ishte pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që shkaktuan rritje të ndjeshme të nivelit të lumit dhe përmbytjen e Digës McHood.
22-year-old Indian YouTuber, Sagar Tudu, will never be seen on Youtube again, he was swept away by raging currents at the Duduma Waterfall in Odisha, while attempting to impress his fans for likes. pic.twitter.com/9tCC2Jk8QP
— Dane (@UltraDane) August 26, 2025