Video bëhet virale në internet, momenti kur Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij

Një video e mbërritjes së presidentit Francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte Macron në Vietnam është bërë virale në internet.

Ajo ka shkaktuar shumë komente dhe spekulime – veçanërisht për shkak të momentit kur Brigitte Macron duket se e ka goditur me shuplakë burrin e saj.

Skena është inicizuar në aeroportin e Hanoit.

Pamjet tregojnë se pasi hapet dera e aeroplanit presidencial, Emmanuel Macron, i cili është ende brenda tij, në një moment goditet në fytyrë.

Komente dhe teori të shumta u shfaqën shpejt në rrjetet sociale, me disa përdorues që pretendojnë se bëhet fjalë për një përplasje fizike mes çiftit.

Një burim pranë presidentit francez i tha mediave se bëhej fjalë për një “shaka” dhe sugjeroi që reagimet negative u nxitën kryesisht nga “qarqet pro-ruse”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here