Vetëvendosje sërish i ‘godet’ pushtetet e kaluara: Dikur Radojçiqit i hiqej fletarresti, tash e kërkon INTERPOL-i

Shtimin e Milan Radojçiqit në listën e kërkimit të INTERPOL, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit e ka shfrytëzuar sot për të goditur pushtetet e kaluara.

Në një postim në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, thuhet se dikur Radojçiq endej me vetura zyrtare e i largohej fletarresti, por sot i janë konfiskuar të gjitha dhe i është lëshuar urdhërarrest nga Interpoli.

“Dikur në Prishtinë endej me vetura zyrtare, sot në veri i është konfiskuar gjithçka e madje edhe villa me barkë. Dikur në Prishtinë i largohej fletarresti, sot me kërkesë nga Prishtina i lëshohet urdhërarrest edhe nga Interpoli.

Dallimi është evident. Nuk ka më kompromis me krimin e në dëm të Republikës”, thuhet në reagim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here