Vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, vjen reagimi nga Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk do ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vuçiq ka thënë se Kurti e ka të lehtë që të mos e themelojë Asociacioni, pasi sipas tij kjo dëshmohet edhe nga vendimi i sotëm për heqjen e vizave.

“Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin dhe se e ka të lehtë ta bëjë këtë. Dëshmohet nga vendimi i sotëm për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Momenti në të cilin ndodh tregon se ata nuk janë të gatshëm të bëjnë presion ndaj Kurtit, por përkundrazi ta inkurajojnë atë në mos kryerjen e obligimeve të tij.” – ka thënë Vuçiq për televizion serb Happy Tv.

Presidenti serb tutje ka thënë se Serbia nuk pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB, dhe i njëjti ka deklaruar se nuk do ta nënshkruan kapitullin e Serbisë.

“Nuk më shkon në mendje të nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, por duhet të dimë se cilat janë rrethanat. Nuk do të ketë kapitullim dhe dorëzim. Ua kam bërë të qartë se Serbia nuk do të pajtohet për hyrjen e Kosovës në OKB dhe nuk do ta njohë atë në asnjë mënyrë.”- tha Vuqiç.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights