Vendimi i Gjyaktës Kushtetuese: Kandidati për kryetar Kuvendi mund të votohet vetëm tri herë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka sqaruar kufijtë procedurorë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka theksuar se një kandidat i njëjtë për postin e kryetarit të Kuvendit mund të votohet vetëm deri në tri herë – dhe këtë vetëm përmes votimit të hapur.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thotë pika 4 e Aktgjykimit.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME