29.7 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës

Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqirit është mbajtur në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku për ta nderuar jetën dhe veprën e tij të pranishëm ishin familjarë, ushtarakë, përfaqësues institucionet, shoqata të dalura nga lufta e qytetarë të shumtë.

“Ceremonia e varrimit me nderime ushtarake ka vazhduar sot ku është bërë në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj, në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, miqve, shokëve ku i është dhënë lamtumira e fundit”.

“Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Profesionale nënkolonel Bastri Topalli nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovë shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve , vlerësoi lartë angazhimin e tij për çlirimin e atdheut dhe kontributin e tij të pakursyer në ngritjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë duke theksuar se kontributi , urtësia dhe profesionalizimi i Muhametit e bënin atë të afërt si për shokët edhe për të gjitha ata që e patën rastin të punojnë dhe të veprojnë me të”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Telegram ngushëllimi dërgoi edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Beqiri vdiq në vendin e punës dy ditë më parë, pasi i njëjti pësoi një arrest kardiak.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights