VoxNews ka publikuar pamje të reja, ku shihet Jozi përballë Edit. Në një moment, ai e godet atë me shuplakë, ndërsa menjëherë më pas dëgjohet duke i thënë: “Ulu në gjunjë”.
Në video, Edi shihet më pas duke u ulur në gjunjë.
Këto janë pamje të tjera nga incidenti për të cilin vetë Edi reagoi një ditë më parë, pasi në rrjete sociale u publikua një video tjetër nga përplasja.
Ai e shoqëroi atë me mesazhin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, duke pretenduar se në ngjarje kishte qenë i vetëm përballë një grupi personash.
Materiali i publikuar së fundmi nga VoxNews tregon një tjetër sekuencë të incidentit, ndërsa deri tani palët kanë dhënë versione dhe reagime të ndryshme rreth asaj që ka ndodhur. /Prive By Liberta Spahiu
