Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi që ai dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë.
Sipas raportit policor, viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.