U rrëmbye për një borxh të vjetër- policia kap dy persona, viktima përfundon në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar nga Ferizaj për grabitjen e një tjetri në Pejë. Arrestimi ka ndodhur të martën.

Në njoftimin e policisë thuhet se një dëshmitar ka thënë se vëllai i viktimës ishte kontaktuar prej dy personave nga Ferizaj lidhur me “një borxh të vjetër”, shkruan Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 17.12.2024, rreth orёs 11:25, ka pranuar informacion nga dëshmitari i cili deklaron sot me datё 17.12.2024 rreth orёs 10:07, ka pranuar njё thirrje telefonike nga shoku i tij i cili i thot se dy (2) persona nga qyteti i Ferizajit, e kanё kontaktuar viktimën lidhur me njё borq tё vjetёr tё vëllait tё tij, pas takimit me tё dyshuarit viktima ёshtё rrëmbyer nga tё dyshuarit dhe ёshtё dёrguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e PK’së.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here