Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe i paparashikueshëm. CNN ka sjellë analizën e uebsajtit të parashikimit të turbulencave “Turbli”, i cili ka analizuar më shumë se 10,000 shtigje fluturimi, duke përdorur të dhëna nga burime, përfshirë Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, për të renditur rrugët më të turbullta të planetit.

Në një fluturim Delta nga Salt Lake City në Amsterdam, turbulenca të forta shkaktuan lëndime dhe një ulje emergjente, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar në mbarë botën, përfshirë edhe një vdekje tragjike në një fluturim Londër-Singapor.

Turbulenca ndodh kur rrjedha e ajrit në atmosferë shqetësohet nga pengesa si malet, stuhitë apo ndryshimet e shpejta të erës me lartësinë. Një ndër format më të rrezikshme është turbulenca në ajër të pastër, e cila ndodh pa ndonjë shenjë vizuale si re apo stuhi, duke e bërë të vështirë për pilotët ta parashikojnë.

“Turbulencat e forta të ajrit të pastër mbi Atlantikun e Veriut, një nga rrugët më të ngarkuara të fluturimit në planet, ishin 55% më të shpeshta në vitin 2020 sesa në vitin 1979”, thuhet në një studim të vitit 2023, i cili gjeti rritje prej 41% mbi SHBA-në kontinentale.

Dhe kjo sipas studimit pritet të përkeqësohet. Turbulencat mjaftueshëm të forta për të shkaktuar lëndime parashikohet të dyfishohen ose edhe të trefishohen në frekuencë globalisht deri në fund të shekullit, sipas një studimi të vitit 2017.

Sipas analizës së platformës Turbli, rrugët më të prirura ndaj turbulencës janë ato që kalojnë mbi vargmale të mëdha si Mendoza (Argjentinë) – Santiago (Kili): rruga më e trazuara në botë, mbi Andet; Natori – Tokoname (Japoni): ndër më të trazuarat në Azi për shkak të rrymave të fuqishme ajrore; fluturimet mbi Malet Shkëmbore në SHBA, veçanërisht nga/to Salt Lake City dhe Denver.

Ndërsa në Evropë, rrugët mbi Alpet janë ndër më problematiket, sidomos ato që lidhin Francën, Italinë dhe Zvicrën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here