Duke folur në “Air Force One”, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ka askush në botë që mund ta ndalojë Putinin “përveç meje”.
“Mendoj se do jem në gjendje ta ndaloj”, është shprehur Trump.
Ai gjithashtu ëshët shprehur se kanë pasur diskutime, që ai i quajti racionale.
“Ne kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe unë thjesht dua të shoh që njerëzit të mos vriten” ka shtuar Trump.