Trump: Shpresoj që Putin të sillet mirë dhe nëse s’e bën, do të kemi një situatë të vështirë

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti paralajmërimin e tij se Vladimir Putin do të përballet me një “situatë të vështirë” nëse nuk do të bashkëpunonte në procesin e paqes, ndërsa Volodymyr Zelenskyy duhej të “tregonte pak fleksibilitet”.

Përpara një takimi që po shpresohet të ndodhë në mes të udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, Trump i tha Fox News:

“Shpresoj që presidenti Putin të sillet mirë, dhe nëse jo, atëherë do të kemi një situatë të vështirë”.

“Dhe shpresoj që Zelensky, presidenti Zelensky, të bëjë atë që duhet të bëjë. Ai duhet të tregojë pak fleksibilitet”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME