Presidenti i ri i Amerikës, Doland Trump u përqendrua tek politikat të tij gjinore dhe racore në fjalimin e tij inaugurues.
“Unë do të nënshkruaj gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të ndaluar menjëherë të gjithë censurën e qeverisë dhe për të rikthyer fjalën e lirë në Amerikë”, tha fillimisht Trump.
“Që nga sot, tani e tutje do të jetë politika zyrtare e qeverisë së Shteteve të Bashkuara që ka vetëm dy gjini – mashkull dhe femër”, tha ndër të tjerash Trump.