-0.4 C
Pristina
E martë, 20 Janar, 2026

Trump në konferencë: Do shkoj në Zvicër, jam i sigurt që po më presin me padurim

Presidenti amerikan, Doland Trump ndodhet në konferencë me gazetarët tani në Shtëpisë së Bardhë. Me vete ka një dosje të madhe dokumentesh, të cilën e quan lista e “arritjeve” të tij.

Trump u tregoi disa prej tyre të pranishmëve dhe u fokusua kryesisht te politikat e tij të emigracionit gjatë 12 muajve të fundit.

Ai tregoi gjithashtu disa fotografi të personave të arrestuar në Minesota, duke pretenduar se ata janë “kriminelë, emigrantë të paligjshëm”.

Trump tha se ‘së shpejti do të shkojë në një “vend të bukur në Zvicër”, duke shkaktuar disa të qeshura në sallë.

Ai shtoi: “Jam i sigurt që po më presin me padurim” shkruan BBC.

Presidenti amerikan pritet të marrë pjesë nesër në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku kërcënimet e tij për të marrë nën kontroll Groenlandën, madje edhe me forcë, janë diskutuar gjerësisht.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha liderëve botërorë se “akumulimi i pafund i tarifave të reja” nga SHBA-ja është “thelbësisht i papranueshëm”, ndërsa kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi gjithashtu se i “kundërshton fuqishëm” tarifat lidhur me Groenlandën.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME