E pazakontë ka qenë deklarata e podkasteres, Candace Owens, e cila ka tronditur opinionin publik, duke thënë se presidenti francez Emmanuel Macron është homoseksual.
Gjatë një bashkëbisedimi në podcastin e gazetarit të njohur Tucker Carlson, Owens u shpreh se homoseksualizmin e presidentit francez, e kanë të qartë të gjithë.
Sipas saj, njerëzit kanë folur publikisht mbio homoseksualitetin e Macron, ndërsa shkoi më tej në deklaratën e saj ku tha se, ata kanë dashur të kenë një marrëdhënie intime me presidentin, teksa është përfolur edhe për orgji.
‘Mendoj se kjo është shumë e qartë. Njerëz kanë dalë publikisht dhe kanë folur për të pasur marrëdhënie seksuale me të – burra. Ai nuk i ka paditur kurrë, gjë që është shumë e çuditshme. Kur u bë president, kishte një person – po më ikën emri tani – që doli dhe tha: ‘Kini kujdes nga Macron, ai ka disa probleme.’ Ai tha se kishte qenë pjesë e një orgjie seksuale me të. Macron nuk e mohoi kurrë. Dhe duke qenë se ai ka tendencë të padisë për shpifje, kjo do të kishte qenë një rast shumë i mirë për ta ndjekur ligjërisht – nëse dikush thotë që ka fjetur me ty dhe që ke probleme mendore. Është sikur ai të jetë gati si një mazokist në shumë mënyra”, u shpreh pokasterja e njohur amerikane”.
Në korrik 2025, Presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij ngritën padi për shpifje ndaj komentatores amerikane Candace Owens, e cila përmes një podcasti dhe videosh në rrjet, deklaroi se do ta vinte në rrezik gjithë karrierën e saj për të “provuar” se Brigitte Macron, Zonja e Parë e Francës është burrë. Sipas avokatëve të çiftit Macron, Owens është në krye të një “kryqëzate online” të bazuar mbi gënjeshtra të diskredituara, të cilat i ka përdorur për të maksimizuar famën dhe përfitimet e saj.