Temperaturat në minus, ky është parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë, sidomos në mëngjes ku pritet edhe acar. Gjatë ditës stabilizim i atmosferës dhe qetësim i erërave. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 ajo minimale deri në 9 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë me acar sidomos në viset kodrinore-malore. Dita stabile dhe kryesisht me diell.

E Hëna pas një mëngjesi mjaft të ftohtë, pritet të na sjellë një mot stabil dhe të ngrohtë vjeshtor. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos në zonat mesdhetare të territoreve tona.

Cikloni më i ri

Nga e marta vjen cikloni më i ri i cili do të pozicionohet mbi Itali duke sjellur porcione të shpeshta reshjesh shiu në territoret tona. Në viset malore reshje shqote e bore./MeteoBallkan

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights