Televizioni belg VRT ndaloi transmetimin e Eurovision Song Contest për të dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias nga Izraeli dhe bëri thirrje për armëpushim në Gaza.
VRT, e cila transmeton në gjuhën flamande, ndërpreu transmetimin e gjysmëfinales së dytë të Eurovizionit të mbajtur mbrëmë në Malmö të Suedisë, në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza.
“Ky është një veprim sindikal. Ne dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut në shtetin izraelit. Përveç kësaj, Izraeli shkatërron lirinë e medias. Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm në transmetimin tonë. Armëpushimi, tani”, thuhet në deklaratë.
Dy ministra belgë thanë më parë se Izraeli nuk duhet të marrë pjesë në Eurovizion për sa kohë vazhdojnë sulmet ndaj civilëve në Gaza.
Artistët që përfaqësojnë Belgjikën, Portugalinë, Britaninë e Madhe, Irlandën, Zvicrën, Norvegjinë, Danimarkën, Lituaninë, Finlandën dhe San Marinon në Eurovision Song Contest kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza.