Të shtënat me armë në Prishtinë, dy persona dërgohen në QKUK

Gazeta Sinjali para pak minutash raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sonte në kryeqytet, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se është plagosur një person.

Në vijueshmërinë e informacioneve nga sinjalizuesit, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dy persona të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur rrugës për Gërmi.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë dhënë përgjigje lidhur me atë se çfarë ka ndodhur.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights