“T’bie grusht; me ta rras…”: Rafuna e Sheremeti promovojnë dh*në ndaj grave në serialin e ri

Serialet e “ktynehershit” janë në modë. Si duket, kësaj fryme nuk kanë mundur t’i rezistojnë as aktorët e njohur, Naser Rafuna e Kushtrim Sheremeti, të cilët janë bërë pjesë e një seriali të ri që pritet të transmetohet nga shtatori.

“Mamma Mia, Llapërqino” quhet seriali i ri. Sipas një promoje që u publikua të enjten, në këtë serial paraqitet jeta e disa fshatarëve, të cilët flasin për raportet mes vete, por edhe për Serbinë.

Dy burra me plis, në rolin e të cilëve janë Rafuna e Sheremeti, i kërcënojnë haptazi bashkëshortet e tyre fiktive gjatë aktrimit.

“O ti, mshile gojën, se me ta rrasë [shpullë], o pasha Zotin, n’pleqni t’çoj te vllaznia jot, atje n’Hade” – i thotë Sheremeti me ton kërcënues bashkëshortes fiktive në serial.

Konkurrencë të fortë Sheremetit në kërcënime ndaj bashkëshortes i bën edhe Rafuna në rolin e tij.

“Mshile bre gojën, se t’bie grusht k’shtu… tuuh! Ta qes krytë…” – i drejtohet me zë të ashpër bashkëshortes fiktive në serial aktori Rafuna.

Në një pjesë tjetër, Rafuna kërkon që gratë të largohen nga dhoma, sepse, sipas rolit të tij, “vonë osht për gra me nejt tash”.

“Qunu more, a po pritni rixhe a” – u drejtohet ai dy aktoreve.

E tëra është aktrim, por nuk mund të thuhet se skenari i përdorur përcjell mesazh të mirë. U mbetet shikuesve që ta vlerësojnë vetë përmbajtjen e këtij projekti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here