Takimi i Kurtit në mbështetje të Sinanit e Mustafit, Çitaku: Po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e vazhdon, siç e quajti ajo, vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan.

Çitaku tha se pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kurti sot do të mbajë takim elektoral me etëm një parti politike të Luginës.

“Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë”.

“Nuk kam arritur ende t’a kuptoj entuziasmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve”, tha Çitaku.
Ajo më tej e akuzoi Kurtin se po vazhdon të jetë i papërgjegjshëm deri në ekstrem.

Kurti sot nga ora 18:00 do të mbajë takim elektoral në mbështetje të Partisë për Veprim Demokratik nga Lugina e Preshevës, parti të cilën e udhëheq deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Nga Partia për Veprim Demokratik, kandidate për kryetare të komunës së Preshevës është këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani.

Kurse nga po e njëjta parti, kandidat për kryetar të Bujanocit është Ragmi Mustafi, i cili njëherit është edhe këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights