Tahiri: Shkuam në ShBA për të dhënë argumente se pse Kosova duhet të jetë në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimin e fundit të kësaj vizite, ai bashkë edhe me një delegacion të AAK-së e kishin në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Zëvendës Ndihmëssekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Lexo Edhe:
Promoted Content

O Caps
Zgjidhje e pabesueshme për sytë: lamtumirë syzeve!
Dermal
Ja çfarë duhet të bëni për 5 ditë për të hequr qafe psoriazën
Për këto vizita, ka folur në një lidhje direkte në Klan Kosova, shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri.

Tahiri tregoj edhe arsyen e vizitës në ShBA.

“Kjo vizitë e kryetarit Haradinaj, ishte për të çuar një porosi më të qartë, më të saktë. Një porosi dhe një vizion dhe një argumentim strategjik se pse Kosova duhet të jetë në NATO”, tha Tahiri në klankosova.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO ka rëndësi të veçantë në aspektin strategjik të sigurisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here