Tahiri: Me ne në Qeveri, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Besnik Tahiri, në emisionin CONTEXT në ATV, u shpreh se programi i tyre zgjedhor përfshin rritjen e pagave, ku sipas tij, nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro në Kosovë.

Tahiri tha se qeveria e ardhshme duhet të sigurojë paga më të larta dhe të ristrukturojë ekonominë për të përmirësuar bilancin tregtar.

“Nuk do të ketë pagë më të vogël se 1000 euro, dhe në të njëjtën kohë do të bëhen intervenime përmes rritjes së deficitit buxhetor, që do të ndihmojnë subvencionimin e fushave të caktuara”, deklaroi Tahiri.

Ai theksoi rëndësinë e një qeverie të vogël dhe taksave më të ulëta, duke promovuar ndërhyrje strategjike shtetërore për të rigjallëruar ekonominë.

“Një qeveri e vogël me taksa më të ulëta dhe me intervenime të duhura mund të rikuperojë humbjen ekonomike që ka ndodhur tash e katër vite”, tha Tahiri.

Deklaratën e plotë të Besnik Tahirit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here