Sulmi izraelit në Rafah, arrin në 45 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi në Gazë bëri të ditur sot se numri i viktimave në Rafah, si pasojë e një sulmi izraelit të dielën, ka arritur në 45, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite njoftoi se goditi një bazë ku strehoheshin pjesëtarë të lartë të grupit militant.

Sulmi u dënua nga udhëheqësit botërorë, të cilët kërkuan zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli t’i japë fund sulmit në Rafah.

Shtetet e Bashkuara reaguan të hënën për sulmin, duke nxitur Izraelin që të marrë masa për t’i mbrojtur civilët, pas “pamjeve të tmerrshme” nga sulmi ushtarak në Rafah.

ndërpriten. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për civilët palestinezë,” shkruante ai në rrjetin social X.

Ministrja e Jashtme gjermane Analena Baerbock dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell thanë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohet.

Gjatë fundjavës, protestat në Izrael vazhduan kundër qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Disa nga protestuesit akuzojnë zotin Netanyahu se nuk ka bërë mjaftueshëm për lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe disa të tjerë po bëjnë thirrje për përfundimin e luftës në Gazë.

Tensionet e brendshme po u shtohen edhe ato ndërkombëtare, përfshirë përpjekjet e kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale Karim Khan për të lëshuar urdhër-arrest ndaj zotit Netanyahu dhe disa udhëheqësve të tjerë izraelitë dhe krerëve të Hamasit.

“E drejta e Izraelit për t’u mbrojtur, megjithatë, nuk e përjashton atë nga detyrimet për të respektuar ligjin ndërkombëtar. Shkaktimi i qëllimtë i vdekjes, urisë, lëndimit dhe vuajtjes së popullatës civile – përfshirë të shumë grave dhe fëmijëve – janë mjete kriminale për të arritur qëllime ushtarake dhe politike,” deklaroi ai.

Zoti Netanyahu i ka quajtur komentet e kryeprokurorit Khan si “politikisht të motivuara” dhe se “po i hedhin benzinë zjarrit të antisemitizmit” që po përhapet nëpër botë, sikurse tha ai.

Këtë javë, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja pritet ta njohin edhe zyrtarisht shtetin palestinez, hap i cili edhe pse simbolik, është quajtur nga zoti Netanyahu “shpërblim për terrorizimim, që sipas tij “nuk do të sjellë paqe dhe nuk do ta ndalojë Izraelin ta shkatërrojë Hamasin”.

Tensionet rajonale po ashtu janë shtuar.

Në këto pamje filmike që Zëri i Amerikës nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur, grupi militant Hezbollah, që mbështetet nga Irani, pretendojnë se kanë kryer një mori sulmesh ndaj Izraelit përgjatë kufirit me Libanin.

Përmes një deklarate, Hezbollahu, i shpallur grup terrorist nga Perëndimi, tha se sulmet ndaj Izraelit u bënë “në përkrahje të palestinezëve në Rripin e Gazës dhe rezistencës së tyre.”

Në një zhvillim tjetër, ushtria egjiptiane njoftoi se një ushtar i saj ishte qëlluar për vdekje gjatë një shkëmbimi zjarri në rajonin e Rafahut, pa dhënë detaje tjera. Izraeli njoftoi se ishte në kontakt me autoritetet e Egjiptit dhe se dy palët po hetonin ngjarjen. /VOA

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights