29.1 C
Pristina
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

“S’më besohej që më ftoi për darkë”, Kurti takon shkrimtarin Orhan Pamuk: Ishte shumë i interesuar për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka njoftuar se është takuar me shkrimtarin nobelist turk, Orhan Pamuk, me të cilin tha se kanë diskutuar për shumë çështje.

Kurti tregoi se shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk ishte i interesuar për Kosovën, shqiptarët dhe për Ballkanin, duke theksuar se “temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë”.

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë”, ka thënë Kurti.


Me shkrimtarin turk, Kurti tha se arritën “të shkruajnë përmbledhje hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme”.
“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme.

Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, ka shkruar Kurti.

Nobelisti turk, Orhan Pamuk, 71-vjeçar, është i njohur për shumë vepra, por më të njohurat konsiderohen “Muzeu i Pafajësisë” dhe “Emri im është e kuqja”.

Ndryshe, kryeministri gjatë vizitës në Turqi është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights