4.6 C
Pristina
E martë, 22 Tetor, 2024

Skulptori i shtatores së Blair-it pas kritikave të mediave britanike: Gjithkush ka dikë që i ngjan

Skulptori Agon Qosja, krijues i shtatores së Tony Blairit, i është përgjigjur kritikave të mediave britanike se shtatorja më shumë i ngjan aktori australian, Jason Donovan.

Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, ai ka thënë se gjithkush ka dikë që i ngjan.

“Të gjithë ne e kemi një person që i ngjajmë. Shtatorja është shumë mirë e realizuar dhe i ngjan krejt Tony Blairit”, ka thënë Qosa. Tutje tregon se personat që e kanë porositur krijimin e saj, e kanë përcjellë në vazhdimësi punën që ka bërë dhe së komuna i ka dhënë lejen për vendosjen e saj.

Për më tepër, tha se ambasadori britanik, në ditën e përurimit të shtatores në Ferizaj, ka pasur lëvdata të mëdha për punën e tij.

“Ambasadori ka thënë që sikur të kishte qenë Tony Blair këtu e ta shihte shtatoren, do të ishte shumë i lumtur”, thotë Qosa.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here