Gazetari Olsi Jazexhi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka folur rreth luftëtarit Skenderbeu.
Ai ka komentuar deklaratën ku Skenderbeu quhet një luftëtar serbo – bullgar, raporton Gazeta10.
“Po të shohim origjinën familjare të Skenderbeut emrat e familjarëve të tij Vojsava, Ivan duket se ky person vinte nga një background bullgare greko ortodoks, në kohën kur Skenderbeu ka egzistuar Kosova nuk ishte pjesë e Shqipërisë por pjesë e Serbisë dhe Skenderbeu u harru si një rebel anti osman por do të ringjallej nga austro hungarezët pas luftës ruso turke të vitit 1877 dhe Kongresit të Berlin”, tha ai në Kanal10.
Jazexhi shton se deklarata e Skenderbeut që ishte serbo bullgar u shpik nga austo hungarezët./Gazeta10