Këngëtari Sinan Vllasaliu është paraqitur edhe njëherë para Gjykatës. Ai të premten është deklaruar i pafajshëm për akuzën se ka dëmtuar shtetin në vlerën e 24 mijë e 270 eurove e 98 centë, duke iu shmangur kështu tatimeve përgjatë viteve 2011-2015.
Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë pas pyetjes nga kryetarja e trupit gjykues. Kujtojmë se edhe në seancën fillestare të mbajtur më 5 gusht të vitit 2022 I akuzuari, këngëtari Sinan Vllasaliu ishte deklaruar I pafajshëm. Kujtojmë se sipas aktakuzës të ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu po ngarkohet për veprën penale ‘’Shmangie nga Tatimi’’.
Shënim: Personat e përmendur në këtë shënim, konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.