Një fazë të testimit në vozitje po e kryejnë, por për të arritur tek ky proces duhet kaluar testin teorik.
E nga e marta hyri në fuqi mënyra e re e testimit kandidatët që i nënshtrohen provimit teorik për patentë-shofer në kategorinë B. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, tani nga dy e më shumë të sakta ka vetëm një të tillë.
Madje provimi teorik do të bëhet vetëm online.
Ndryshimet, i kanë mirëpritur kandidatët.
“Herën e kalume kur kom hy, ka qenë më e vështirë, tash me një përgjigje të sakët është shumë më lehtë”, thotë një qytetare.
Lehtësimi në kalueshmëri, sipas njohësit të komunikacionit, Bekim Ahmeti mund të jetë shkaktar edhe për aksidente andaj sipas tij ai do të duhej të ishte më praktik.
“Testi duhet bërë më praktik jo më i lehtë”, tha Ahmeti.
Qysh në muajin maj Ministria e Infrastrukturës kishte njoftuar për ndryshime në testim dhe publikoi një doracak i cili ishte në dispozicion për kandidatët dhe auto- shkollat që atëherë. Doracaku mbulon të gjitha kategoritë e patentë shoferit. /atvlive.tv