Shqipëria nuk lejon ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Hagë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Goxhaj u lirua më herët nga Gjykata e Apelit, por Prokuroria ushtroi të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Ai u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale, me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës.
Megjithatë, kjo rezultoi krejtësisht e pakonfirmuar. Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here