Shokët ia çojnë në vend amanetin e fundit humanistit që humbi jetën në aksidentin në Vushtrri

Mentor Merovci, humanisti nga Vushtrria, vdiq si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Pak para se të ndërronte jetë Merovci, kishte shkruar një status në “Facebook” ku kërkonte që të shpërndahen hurme dhe ujë për personat që koha e iftarit i gjen në kolona.

Ndërsa sot shok të tij janë mobilizuar për të ia përmbushur atij amanetin.

Ata kanë shpërndarë hurme dhe ujë në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, tre të tjerë si pasojë e aksidentit ishin të lënduar rëndë. Në mesin e të lënduarve nga aksidenti është edhe djali 20-vjeçar i Mentor Merovcit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights