Shkrirja e Forumit Intelektual në Nisma, Limaj: Rritja nuk është numerike, por cilësore e strategjike

Forumi Intelektual E30 që ishte pjesë e koalicionit zgjedhor ka vendosur që të shkrihet te Nisma Socialdemokrate.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se aderimi i këtij Forumi është dëshmi që partia e tij po fuqizohet me njerëz të përgatitur.

“Ky aderim, në prag të kuvendit zgjedhor që do të mbahet të dielën, është dëshmi e qartë se alternativa që përfaqëson NISMA po fuqizohet me njerëzit më të përgatitur, me kuadro të respektuara dhe me energji të reja që besojnë në vlerat tona themelore”, ka thënë Limaj.

“Pjesëmarrja aktive e Prof. Dr. Artan Nimanit dhe e bashkëpunëtorëve të tij në strukturat e NISMA-s përbën një kapital të çmuar politik dhe intelektual për partinë tonë dhe për vendin”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritja e NISMA-s nuk është vetëm numerike; ajo është cilësore, strategjike dhe e bazuar në një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës.

“Me këtë hap, forcojmë themelet e një force politike që e vendos në qendër qytetarin, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here