Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar drejtpërdrejt Iranit për të kërkuar që ai “të shmangë sulmet e mëtejshme kundër Izraelit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”.
“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky raund luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Sean Savett.
“Përgjigja e Izraelit ishte një ushtrim vetëmbrojtjeje, veçanërisht duke shmangur zonat e populluara dhe duke u fokusuar ekskluzivisht në objektivat ushtarake, në kontrast me sulmin e Iranit ndaj Izraelit që synonte qytetin më të populluar të Izraelit,” shtoi ai.