ShBA-ja thotë se sistemi antiraketor THAAD është “në vend” në Izrael

Ushtria amerikane e ka dërguar me nxitim sistemin e vet të avancuar antiraketor, THAAD, në Izrael dhe tani ai është “në vend”, tha sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin.

Sistemi THAAD është pjesë kritike e sistemeve disashtresore të mbrojtjes ajrore të ushtrisë amerikane dhe e përforcon mbrojtjen tashmë të frikshme antiraketore të Izraelit, raporton agjencia “Reuters”.

“Sistemi THAAD është në vend” – tha sekretari Austin, duke folur para gazetarë para arritjes së tij në Ukrainë të hënën.

Ai refuzoi të tregonte nëse sistemi ishte tashmë operacional, por shtoi: “Ne e kemi aftësinë për ta vënë atë në operim shumë shpejt dhe jemi në ritëm me pritjet tona.”

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se dislokimi i këtij sistemi, bashkë me rreth 100 ushtarë amerikanë, ka për qëllim që Izraeli të ndihmohet në mbrojtje, kur ky shtet po e shqyrton hakmarrjen e pritshme kundër Iranit, pasi Teherani kishte hedhur më shumë se 180 raketa drejt Izraelit më 1 tetor.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë duke i bërë thirrje Izraelit që ta kalibrojë kundërpërgjigjen e tij ndaj Iranit për të shmangur një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme, thonë zyrtarët. Vetë presidenti Biden e ka shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj një sulmi izraelit në qendra bërthamore të Iranit dhe shqetësimin e tij për një sulm ndaj infrastrukturës energjetike iraniane.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here