14.7 C
Pristina
E premte, 18 Tetor, 2024

SHBA-ja për Gjykatën Speciale: I gjykon krimet e luftës, një rast i madh e përfshin ish-kreun e shtetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të qarta në përkrahjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.Madje, për SHBA-në nuk ka dilema se Gjykata Speciale, siç zakonisht i referohet këtij institucioni në Kosovë, po gjykon krimet e luftës dhe “po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës”.ADVERTISEMENT

Beth Van Schaack, ambasadore amerikane për Drejtësinë Penale Globale, ka theksuar përkrahjen e SHBA-së për Gjykatën Speciale gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë.

Për më shumë, ajo vlerësoi se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që të vazhdohet mbështetja për këtë institucion nga ana e komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë bashkëbisedim, Uk Lushi, ish-ushtar i batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, e pyeti për qëndrimin rreth Gjykatës Speciale.
Ajo tha se SHBA-ja ka qenë përkrahëse e Gjykatës Speciale, “e cila në thelb është një gjykatë kosovare”.

“Ne kemi qenë prej kohësh përkrahës të Dhomave të Specializuara të Kosovës, e cila në thelb është një gjykatë kosovare, por e ndodhur jashtë territorit, në Hagë dhe përfiton nga një model hibrid, ku një numër i ekspertëve ndërkombëtarë janë duke shërbyer në pozita kyç në atë institucion. Kështu për shembull, kryeprokurorja, Kim West, është juriste e Shteteve të Bashkuara. Ne e kemi dërguar atë, në thelb, për ta mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha ajo në një konferencë online për shtyp.

Van Schaak ka përmendur edhe rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë atë që mundemi për të mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij. Është një rast i madh që po ecën përpara, i cili përfshin ish-kreun e shtetit, por ka edhe një sërë rastesh të tjera, duke përfshirë çështjet që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë. Dhe kjo përfshin rastet që përfshijnë ngatërrimet e mundshme me dëshmitarë ose frikësimin e dëshmitarëve”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here