Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka folur lidhur me mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme. Shala ka komentuar qendrimin e dy partive opozitare AAK-së dhe LDK-së sipas të cilave forma e vetme për të shkuar në zgjedhje, është dorëheqja e kryeministrit. Ai ka thënë se është gabim strategjik të pajtohesh se vendi po qeveriset keq, e të mos e japësh votën për largimin e keqqeverisjes.
Është gabim strategjik të pajtohesh që është tu u qeveris keq vendi dhe të ia zgjasësh mandatin keqqeverisjes. Dhe partitë opozitare tjera që nuk po pajtohen të shkojnë në zgjedhje, janë pajtuar me këtë keqeqeverisje , se nuk bënë më. Në anën tjetër nuk e japin votën për ta ndërprerë keqqeverisjen. Si dhe çka do të shohim muajt e ardhshëm. Do ta shohim se cili do të jetë arsyetimi i partive, që spo japin votën. Ne nuk mund të pajtohemi që për mendime individuale,për koncepte të ngushta partiake, vendi të dëmtohet. Nëse jami pajtuar të gjithë që vendi është në situatë të keqe ndërkombëtarisht, ekonomikisht, shkalla e korrupsionit është si kurrë më parë, cila është logjika që të kapemi për metodologjinë e nderprerjes së keq qeversijes”, thotë ai.
Ndërsa i pyetur se a po i frikësohen zgjedhjeve AAK dhe LDK, Shala tha se ky mund të jetë një skenar politik për një interes ekstrem partiak.
“Mund ta quajmë dhe frikë, papërgatitje, skenar politik të caktuar për interes ekstrem partiak, nuk ka rrugë tjetër këtu. Këtu interesi i vendit s’është“, ka thënë ai.
Ndërsa ka thënë se sipas të gjitha parametrave, duke u mbështetur në qendrimet e dy partive tjera opozitare, vendi nuk po shkon drejt zgjedhjeve.
“Konsideroj që jemi në kohen e fundit dhe sipas të gjitha parametrave, duke u mbështetur në qëndrimin e partive që janë në opozitë, vendi nuk po shkon drejtë rrugës që ne planifikuam se duhet të shkojë në zgjedhje, në interes të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve”, ka thënë Shala.
Ndërsa ka thënë se vendi është dashur të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi që sipas tij Qeveria Kurti nuk ka realizuar asnjë nga objektivat dhe qëllimet e saj, si dhe ka krijuar një situatë jashtëzakonisht delikate në arenën ndërkombëtare, në raport me shtetin e Kosovës duke krijuar sitruata të panevojshme deri në sanksione ndaj shtetit të Kosovës, siç janë sanksionet e BE-ë.