Protestat masive në Serbi kanë hyrë në ditën e katërt, ndërsa qytetarët janë rikthyer sërish në rrugë për të kundërshtuar brutalitetin policor dhe dhunën ndaj demonstruesve.
Me moton “Serbia nuk mund të qetësohet”, tubime janë mbajtur sonte në disa zona të Beogradit dhe në nëntë qytete të tjera të vendit.
Qytetarët po protestojnë ndaj përdorimit të tepruar të forcës nga Policia, ndërsa i akuzojnë bandat e maskuara dhe përkrahësit e partisë në pushtet (SNS) për sulme ndaj tyre dhe për shembjen e disa ndërtesave.
Situata në vend është tensionuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur 16 persona humbën jetën pas shembjes së një çatie në stacionin e trenit në Novi Sad.
Pamjet nga protestat tregojnë qytetarë që hedhin letra higjienike drejt zyrave të SNS-së, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe granata tymuese për të shpërndarë turmën.
U Valjevu kordon policije krenuo u juriš kako bi rasterao demonstrante. Bačen je i suzavac.
Sve o velikim protestima u Valjevu, Kniću, ali i širom Srbije čitajte u našem blogu 👉 https://t.co/JWD8hpspDv pic.twitter.com/hh6zN9nJNA
— TV N1 Beograd (@n1srbija) August 16, 2025