Zv.drejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka folur rreth rastit të bujshëm të Faton Hajrizit.
Sipas tij, edhe nëse Policia e Kosovës do ta ndalonte Hajrizin, situata do të përfundonte njësojë sikurse ndodhi në Serbi.
Madje, Elshani ka lënë të nënkuptohet se Policia e Kosovës, do ta vriste Faton Hajrizin, njësoj siç besohet se i ndodhi në Loznicë të Serbisë.
Tutje, Elshani në një intervistë për mediat në Shqipëri, e ka cilësuar Hajrizin si “person me të kaluar të bujshme kriminale”.